FOTO/ Ish-futbollisti italian deklaroi se Strakosha ka Koronavirus, reagon i vëllai

FOTO/ Ish-futbollisti italian deklaroi se Strakosha ka Koronavirus, reagon i vëllai

10:14, 26/05/2020

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një deklaratë të fundit, ku thotë se portieri shqiptar, Thomas Strakosha, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Gjithashtu në lidhjen live në “Instagram”, ish-futbollisti italian u  shpreh se pozitiv me Koronavirus ka rezultuar edhe Kessie i Milanit, ndonëse diçka e tillë nuk është raportuar.

“Janë dy lojtarë që kanë dalë pozitiv me Koronavirus, një i Milanit dhe një i Lazios. Nga të kaltrit pozitiv ka rezultuar portieri Strakosha, për të cilin thonë se ka një dëmtim në këmbë, por nuk është e vërtetë. Ai bëri tampon dhe rezultoi pozitiv”, ishte deklarata e Brambatit.

Menjëherë ka reaguar Dimitri, vëllai i Thomas Strakoshës, i cili përgënjeshtron një lajm të tillë:

“Duhet të të vijë turp që përhap gënjeshtra të tilla, nëse nuk do të ishte moshën tënde, personalisht do të hidhja në gjyq për informacion të rremë”, shkroi ndër të tjera vëlla i Strakoshës në profilin e tij në “Instagram”.

Image

Në shtëpinë e Lazios janë gjithashtu të qetë. Strakosha nuk është në gjendjen e tij më të mirë si pasojë e një dëmtimi, por nuk ka asnjë lidhje me deklaratat e bëra nga Brambati.

Vetëm një ditë më parë, Strakosha është parë në një pishinë, së bashku me vëllain e tij, ndërsa fotografinë ia ka bërë babai, Foto, shkruan “Corriere dello Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco