Douglas Costa: Mendova të largohem nga futbolli

Douglas Costa: Mendova të largohem nga futbolli

10:01, 26/05/2020

Douglas Costa është një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka në dispozicion Juventusi në repartin e avancuar, sidomos në skemat e trajnerit Maurizio Sarri.

Gjithsesi, dëmtimet e shpeshta që nga momenti që është bërë pjesë e bardhezinjve kanë kushtëzuar shumë karrierën e sulmuesit anësor, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar një prapaskenë tronditëse.

“Kam pasur aq shumë dëmtime saqë e pyesja veten nëse ia vlente që të vazhdoja të luaja, duke menduar të largohem nga futbolli. Por pastaj shihja ndeshje në televizor dhe mendoja se futbolli është pasioni im. Përveç të tjerave, bashkë me Alex Sandro tallem gjithmonë, i them se kam më shumë rezonanca magnetike se ndeshje në fushë. Por është shumë bezdisëse të dëgjosh që për fajin tim apo për shkak të ndalesave fizike, nuk jam kurrë në maksimumin e formës time”, theksoi braziliani.

Në këtë sezon Douglas Costa ka luajtur vetëm 14 ndeshje me fanellën e Juventusit në kampionat si pasojë e dëmtimeve të njëpasnjëshme, vetëm 6 si titullar dhe vetëm 1 prej tyre e ka çuar deri në fund të 90 minutave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco