Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Propozimi/ Serie A të rinisë me 4 ndeshjet e prapambetura

Propozimi/ Serie A të rinisë me 4 ndeshjet e prapambetura

09:27, 26/05/2020

Kampionati italian po pret të mësojë datën e nisjes së ndeshjeve të mbetura të sezonit 2019-2020, teksa prej disa ditësh skuadrat stërviten në fushë, ndërsa Liga e Serisë A ka gati planin e propozimit që do ta paraqesë sot.

Kështu, është propozuar që më datën 13 qershor të rinisë gjithçka me 4 ndeshjet që u shtynë më 23 shkurt, konkretisht Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Torino-Parma.

Më pas, duke filluar që prej datës 20 qershor do të vijohet me të gjitha ndeshjet e tjera, nga java e 27 deri në të 38-ën, me shpresën për të mbyllur rregullisht në fushën e lojës sezonin 2019-2020, ashtu siç shumica e klubeve duan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco