Menaxheri shqiptar: Milot Rashica nuk do shkojë te Liverpooli

Menaxheri shqiptar: Milot Rashica nuk do shkojë te Liverpooli

08:31, 26/05/2020

Menaxheri i njohur shqiptar, Mario Cenolli, foli për merkaton pas pandemisë së Koronavirusit.

Ai ishte i ftuar në emisionin “FanZone” në Supersport teksa sqaroi situatën e Michael Ngo’o, të cilit i përfundon kontrata me Tiranën, por edhe të Milot Rashicës apo Granit Xhakës.

Si është situata e Ngo’o? A do të vijojë të jetë pjesë e Tiranës?

Sulmuesit kontrata i mbaron më 31 maj, pas kësaj ai është një lojtar i lirë. Ne po presim drejtuesit e Tiranës që të gjejmë një zgjidhje, por nëse nuk e gjejmë edhe në vazhdim atëherë gjithçka mbyllet me Tiranën. Nëse nuk bëhet diçka deri më 31 maj, atëherë Ngo’o nuk e mbyll sezonin me Tiranën. Nëse bardheblutë nuk e hedhin atë hapin për të zgjidhur atë ngërçin ekonomik, Majkëlli nuk e mbyll me Tiranën. Unë nuk jam i lumtur për atë që ai ka treguar te Tirana, duke qenë se unë i di aftësitë e tij dhe jam i bindur që mund të bëjë shumë më tepër.

Kur pritet të rinisë Premier League?

Klubet e Premier Ligës dëshirojnë të rinisin më 12 qershor, por sot kam mësuar se ajo date mund të shtyhet dhe të luhet më 26 qershor, për shkak se disa futbollistë nuk janë gati të luajnë. Sipas mendimit tim Premier Liga do të rifillojë nga mesi i qershorit.

Është folur shumë për një kalim të Milot Rashicës te Liverpool...?

Nga informacionet që kam unë, Milot Rashica dëshiron të qëndrojë në Gjermani. Nga një miku im te Liverpooli kam mësuar se me shumë mundësi negociatat për Rashicën te Liverpooli nuk do vazhdojnë.

Ju shohim shpesh krah Granit Xhakës…

Me Granit Xhakën jemi shumë miq. E kam njohur që kur ka mbërritur në Londër, është një djalë fantastik dhe shumë familjar dhe me këmbë në tokë. Në periudhën kur ndodhi ajo mes Xhakës dhe tifozëve edhe ekipi i Arsenalit nuk po shkonte shumë mirë. Ai është i dashuruar me Arsenalin dhe dëshiron të qëndrojë këtu ku është.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco