Supersfida e titullit, Dortmund dhe Bayern humbasin liderët!

Supersfida e titullit, Dortmund dhe Bayern humbasin liderët!

20:53, 25/05/2020

Ditën e martë, Bayern Munich do të udhëtojë në “Singal Iduna Park” për supersfidën ndaj Borussia Dortmund, në orën 18:30, përballje që mund të vendosë fatet e Bundesligas.

Të dy ekipet fituan në fundjavë dhe tashmë ndahen nga 4 pikë diferencë, me ekipin e Hansi Flick që kryeson. Por, në këtë sfidë do të mungojnë dy futbollistë, nga një për kokë.

Ashtu si pritej dhe ekzistonte frika, kapiteni dhe lideri i verdhezinjve, Mat Hummels, do të mungojë për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit, por edhe kampionët e Gjermanisë nuk do të kenë në dispozicion Thiago Alcantara, i cili gjithashtu është i dëmtuar dhe nuk do të jetë në mesfushën e Flick./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco