Gerti Shima në SYRI TV: Sezoni në basketboll i djegur, thellohet kriza financiare

Gerti Shima në SYRI TV: Sezoni në basketboll i djegur, thellohet kriza financiare

18:54, 25/05/2020

Gerti Shima ka folur për situatën kaotike që po përballet basketbolli në Shqipëri me problematika të vazhdueshme por tashmë edhe si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, basketbollisti i Tiranës theksoi se është e pamundur që të rifillohet sezoni duke e konsideruar gjithçka të djegur, njësoj siç kanë vepruar disa vende të tjera në Europë.

Karantina – Ishte me probleme me vështirësi, jam munduar për ta ruajtur formën time por shumë vështirë që të bësh stërvitje në kushte shtëpie. Ishte e pamundur ajo stërvitje në ato kushte. Saktësisht ne si ekip i Tiranës kemi filluar të bëjmë stërvitje në ambiente të jashtme dhe e kemi thyer atë rutinën e dy muajve izolimi.

Rikthimi i basketbollit – Një datë fikse nuk ka as nga federata as nga qeveria të paktën për sallat e mbyllura. Është pak e vështirë nëse do kemi një rifillim të kampionatit pasi përveç Tiranës dhe Partizanit klubet e tjera i kanë të gjithë basketbollistët jashtë vendit dhe do të jetë e vështirë rikthimi i tyre në këto kushte pandemie. Basketbolli i meshkujve është shumë i vështirë pasi kushtet në salla të mbyllura është e vështirë që të luhet një kampionat në periudhë verë ku temperaturat janë të larta pasi nuk punojnë as sistemet e ajrimi. Do të jetë e vështirë pasi vijmë nga një pushim pasiv dhe është gati e pamundur të mendosh startin pa 3 ose 4 javë stërvitje. Nuk mund të rikthehesh në stërvitje.

Si do të veprohet kampionati - Janë hedhur disa opsione , shumë kampionate janë mbyllur pasi ishte e pamundur të zhvilloheshin ndeshjet dhe normalisht nga eksperiencave e vendeve të tjera gjithçka është mbyllur pa fitues. Pothuajse 90 për qind ky sezon është i djegur, pasi basketbolli nuk është si futbolli, ka rëndë poshtë gjithçka nga ky sezon nuk mund të grumbullohen as skuadrat.

Kriza Në të gjitha diskutimet që kam bërë kohët e fundit, unë e kam thënë që basketbolli ka qenë edhe më parë në krizë të thellë. Infastuktura ka qenë e keqe, ka pas shukmë probleme për të bërë stërvitje. Do ndihet goxha tek sportet me lojë të dorë do të ketë probleme financiare. Bizneset private nuk po investojnë do të jetë e vështirë, nuk e dimë sa do t’ia dalim. Shpresojmë të kemi një kampionat të përbashkët Kosovë-Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco