Atletico Madridi merr goditjen e parë shokuese.
Joao Felix ka pësuar një dëmtim të ligamentit kolateral medial në gjurin e majtë. Portugezi u transferua menjëherë në klinikë për ekzaminime të detajuara mjekësore, prej nga do të vlerësohet shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuprimit.
Ditët e fundit, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kishte dhënë dritën jeshile të rifillimit të sporteve profesionale nga 8 qershori. Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, përsëriti të dielën se organi që menaxhon futbollin profesional në vend po punon për të rifilluar fundjavën e 12 qershorit, me mundësinë e luajtjes së derbit andaluzian Betis-Sevilla, të enjten e 11 qershorit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: