Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Ibrahimovic dëmtohet në stërvitje, largohet me paterica nga ‘Milanelo’

Ibrahimovic dëmtohet në stërvitje, largohet me paterica nga ‘Milanelo’

15:01, 25/05/2020

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka nisur mirë stërvitjen pas mbylljes nga pandemia e Koronavirusit.

Suedezi i është bashkuar Milanit për seancat stërvitore në grup, por sipas asaj që ka raportuar “Sky Sport”, ai është dëmtuar gjatë stërvitjes sot në mëngjes.

Sulmuesi suedez do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të vendosur edhe shkallën e dëmtimit, por frika e madhe është se bëhet fjalë për diçka serioze dhe se me moshën e tij, shtatlarti mund të ketë mbyllur sezonin.

Gjithçka ka ndodhur në ndeshjen stërvitore në fund të seancës: Ibrahimovic ka bërë një shkëputje për të arritur një top të gjatë dhe ka ndjerë një dhimbje në pulpë. Ekziston mundësia që të ketë bërë tërheqje.

Milani i druhet faktit se mund të ketë një përfshirë edhe të tendinës së Akilit, teksa sulmuesi ka braktisur “Milanelon” me paterica dhe i zymtë në fytyrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco