Skuadra e Elis Bakajt humbet finalen e Kupës së Bjellorusisë para 5 mijë tifozëve

Skuadra e Elis Bakajt humbet finalen e Kupës së Bjellorusisë para 5 mijë tifozëve

14:14, 25/05/2020

Skuadra bjelloruse Dinamo Brest, në të cilën luan ish-futbollisti i njohur i Superiores, Elis Bakaj, nuk ia doli të fitonte Kupën e Bjellorusisë.

Ata u mposhtën në frymën e fundit nga BATE Borisov, të cilët e ndëshkuan Dinamo Brestin atëherë kur pritej që finalja të shkonte drejt penalltive.

Kampionët në fuqi të vendit nuk ia dolën të fitonin trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin bjellorus.

Pavarësisht pandemisë së Koronavirusit në mbarë botën, jo vetëm që aktivitetet sportive në Bjellorusi nuk janë ndërprerë, por përkundrazi, takimet janë ndjekur nga një numër i madh tifozësh.

Finalja e djeshme BATE Borisov-Dinamo Brest u ndoq nga 5 mijë persona, të cilët nuk respektuan as distancën sociale dhe nuk mbanin maska.

Nga ana tjetër, Bakaj është dëmtuar që prej muajit të kaluar gjatë një ndeshjeje kampionati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco