Leipzigu është bërë i frikshëm, thyen rekordin e pabesueshëm të Bayern Munchen

Leipzigu është bërë i frikshëm, thyen rekordin e pabesueshëm të Bayern Munchen

13:49, 25/05/2020

Leipzig i Julian Nagelsmann po zhvillon një sezon të shkëlqyer teksa aktualisht pozicionohet në vendin e tretë me 7 pikë më pak se kryesuesit e Bayern Munchen.

Me fitoren 0-5 në transfertën e të dielës ndaj Mainz 05, Leipzig theu rekordin e Bayernit për numrin e golave të shënuar gjatë një sezoni ndaj një skuadre të vetme.

Plot 13 gola i ka shënuar skuadra nga Gjermania Lindore, Mainzit në këtë sezon, diçka që nuk kishte ndodhur më parë në historinë e Bundesligës.

Leipzig ka sulm aq të frikshëm saqë theu edhe rekordin e Bayern Munchen, që në sezonin 2013-2014 arriti t’i shënonte 12 gola Wolfsburgut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco