Pse gjithë ky mister?! Ja çfarë dimë deri tani për Michael Schumacher

Pse gjithë ky mister?! Ja çfarë dimë deri tani për Michael Schumacher

11:22, 25/05/2020

Kanë kaluar 6 vite e gjysëm dhe gjendja shëndetsore e Michael Schumacher-it  është e veshur me një mister.

Kampioni shtatë herë i botës në Formula 1 po mbahet në shtëpinë e tij në Gjeneve dhe po vazhdon luftën me jetën në intimitet absolut të imponuar nga familja dhe gruaja e tij Corinna.

Shumë pak njerëz pranohen për të vizituar kampionin e botës ku midis tyre janë dhe miqtë më të mirë të ish kampionit Jean Todt dhe Felipe Massa.

Izolim total të tij

Së fundmi gazeta spanjolle 'Mundo Deportive’ ka bërë një përmbledhje të asaj se çfarë dihet për kampionin e Formula 1 .

Gazeta shkruan se në kohën kur ndodhi aksidenti i tmerrshëm familja e tij deklaroi :

'Michael është në duart të sigurta’ duke kërkuar që tifozët të respektojnë privatsinë për situatën në të cilën ndodhej kampioni gjerman.

Ndërsa bashkëshortja e tij Corinna u shpreh :

'Po ndjek vullnetin e Michael i cili ishte shumë i ndjeshëm përsa i përket jetës private'.

Aksidenti i shkaktoi lëndime të rënda në tru për të cilat u operua dy herë gjë që e detyroi Michaelin të qëndroj 6 muaj në gjendje kome.

Në këto 6 vjet e gjysëm është shkruar shumë rreth Shchum-it.

Daily Mail një nga faqet më aktive për këtë çështje ka hedhur hipoteza të ndryshme: nga fakti që ish-kampioni i Ferrarit nuk ishte në shtrat deri tek thesari i familjes i cili po mbaron nga kujdesi mjekësor.

Çfarë kanë deklaruar miqtë e tij më të afërt?!

Një nga të paktët njërëz që arriti ta shihte Schumacherin është presidenti aktual i FIA-s Jean Todt miku më i mirë i tij.

Vitin e kaluar ai dha një intervistë për Radion Monte Carlo ku deklaroi se kishte parë GP-në gjermane në televizion me Schumacher.

‘Michael e ka mbjatur gjithmonë jetën private shumë hermeteike.Ai është i rrethuar nga dashuria e familjes së tij dhe vazhdon të luftojë për jetën siç është në natyrën e tij’ u shpreh atëherë Todt duke siguar të gjithë tifozëve se ish piloti i Formula 1 po fillon të rikuperohet.

Ndërsa i fundit nga miqtë e tij që foli ishte Felipe Massa i cili deklaroi :

'Situata e Schumacherit nuk është e lehtë, ai ndodhet në një moment të vështirë.  

Hipoteza e qelizave staminale

 Në tetor 2019, "Le Parisien" raportoi se ish-piloti ishte transferuar në spitalin Evropian Georges Pompidou në Paris duke supozuar se Schumacher ishte transferuar në atë spital për trajtim të qelizave staminale. Për më tepër, sipas burimeve të tjera, Schumacher kishte bërë më parë të paktën dy vizita në të njëjtin qendër spitalore franceze: hipoteza që nxisnin idenë se Schumacher po merr trajtim specifik dhe sërish asnjë lajm nuk ka mbërritur nga ish kampioni i botës së Formula 1.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco