Van Persi tregon episodin e veçantë në Botërorin 2014: Van Gal më qëlloi me shpullë

Van Persi tregon episodin e veçantë në Botërorin 2014: Van Gal më qëlloi me shpullë

09:55, 25/05/2020

Luis Van Gal njihet në historinë e futbollit europian si një nga trajnerët më të veçantë jo vetëm për idetë e tij për lojën ofensive, por edhe për karakterin disi të çuditshëm.

Këtë e ka përshkruar më së miri Robin Van Persi, i cili ka treguar një episod shumë të veçantë në Botërorin 2014.

Në autobiografinë që është publikuar së fundmi në Holandë, ai ka shpjeguar se çfarë kishte ndodhur në çerekfinalet e Botërorit, kur Holanda u vu përballë Kosta Rikës.

Koha e rregullt përfundoi 0-0 dhe ndeshja më pas shkoi në shtesa dhe në fund me penallti.

Van Persi pësoi tërheqje në 10 minutat e para të shtesës dhe Van Gal e kuptoi.

Ai i tha që dëshironte ta zëvendësonte, por Van Persi e refuzoi, duke menduar që ndeshja do të shkonte te penalltitë e duhej ai mes gjuajtësve.

“Kur mbaroi shtesa, u mblodhëm në vijën anësore të fushës dhe papritur më qëlloi me shpullë. Pastaj me dorë të hapur më përkëdheli dhe me tha i zemëruar: ‘Mos e bëj më kurrë një gjë të tillë’. Më pas, më tha që të mos gaboja nga pika e bardhë. ‘Tani harroje këtë dhe sigurohu që të shënosh penalltinë’”, ishte rrëfimi i Van Persit, i cili shënoi penalltinë e parë për holandezët, që fituan 4-3 dhe shkuan në gjysmëfinalet e Botërorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco