Theu rregullat e karantinës duke festuar me miqtë, reagon futbollisti i Sevillas

Theu rregullat e karantinës duke festuar me miqtë, reagon futbollisti i Sevillas

23:46, 24/05/2020

Pasi publikuan gabimisht foton e një feste mes miqsh dhe të afërmve, futbollisti i Sevillas, Ever Banega, reagoi publikisht pas përhapjes së lajmit se ai së bashku me 3 shokët e ekipit kishin thyer rregullat e izolimit prej Koronavirusit në Spanjë.

Argjentinasi kërkoi falje dhe premton se kjo ngjarje nuk do të përsëritet më.

Nga ana tjetër, ai uron që skuadra të zbresë sa më shpejt në fushë.

“I kërkojmë falje klubit tonë, tifozëve dhe shoqërisë. Nuk do të përsëritet më. Tani duam vetëm të kthehemi dhe të luajmë futboll sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Banega, teksa tashmë pritet se si do të reagojë klubi i Sevillas dhe autoritetet shtetërore spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco