Bundesliga/ Barazim dramatik në Koln-Dusseldorf

Bundesliga/ Barazim dramatik në Koln-Dusseldorf

22:53, 24/05/2020

Fortuna Dusseldorf “flirtoi” me fitoren në transfertën e “Rheinenergiestadion” ndaj Kolnit, pasi kaloi në avantazh të dyfishtë, por pësoi dy gola në minutat e fundit të takimit dhe nuk mori më shumë se një pikë.

Karaman ka kaluar në avantazh miqtë nga Dusseldorf në minutën e 41-të, ndërsa vendasit e Koln patën mundësi të barazojnë në fillim të pjesës së dytë, por sulmuesi Uth gaboi nga pika e penalltisë.

Atë që nuk e bënë vendasit me Uth nga 11-metrat, e bëri Fortuna Dusseldorf, që në minutën e 61-të shënoi edhe golin e dytë me anë të Thommy, duke krijuar iluzionin se do të merrte tre pikët në këtë transfertë.

Megjithatë Koln nuk u dorëzua dhe rihapi takimin në minutën e 88’ me anë të Modestes, ndërsa në minutën e parë shtesë ishte Cordoba që shënoi golin e barazimit, duke u dhënë një pikë të vlefshme të tijve.

Java e 27-të e Bundesligës gjermane do të mbyllet nesër në mbrëmje, me sfidën mes Werder Bremen dhe Borussia Monchengladbach, ku vendasit do të luajnë një nga shanset e pakta që kanë për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco