Presidenti i Fiorentinës ëndërron dyshen Ribery-Ibrahimovic

Presidenti i Fiorentinës ëndërron dyshen Ribery-Ibrahimovic

21:05, 24/05/2020

Mbi emrin e tij po spekulohet shumë në javët e fundit, por Zlatan Ibrahimovic duket se nuk e ka vendosur ende destinacionin e radhës në karrierë.

Zërave se do të mbetet kuqezi u kundërvihen ato që e transferojnë në skuadra të tjera.

Hamarby, ku suedezi zotëron edhe 25 për qind të aksioneve, është një nga hipotezat që ka ecur paralel me pistën “Bolonja”.

Dihet nga të gjithë raporti që Ibra ka me trajnerin e kuqebluve, Mihajlovic, e ky i fundit mund të ndikojë në zgjedhjen e 38-vjeçarit, gjithmonë nëse vendos të largohet nga Milani.

Për shërbimet e Ibrahimovic në orët e fundit është futur në garë edhe Fiorentina.

Presidenti Comiso ëndërron një dyshe ëndrrash me Ribery, ndaj duket se do të tentojë të bëjë një ofertë që mund ta joshë Zlatanin, i cili do të kthehej kështu qendra e rëndesës për ambientin vjollcë që prej vitesh synon ringritjen në elitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco