Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Goli në finalen e Botërorit 2010 shpëtoi Iniestën nga depresioni

Goli në finalen e Botërorit 2010 shpëtoi Iniestën nga depresioni

16:57, 24/05/2020

Andres Iniesta thotë se goli i tij, që i dha Spanjës Kupën e Botës 2010 në finalen kundër Holandës, e ka ndihmuar të mposhtë depresionin dhe të tejkalojë njërin prej momenteve më të vështira në jetë.

Iniesta kishte vuajtur shumë pas vdekjes së mikut të ngushtë, Dani Jarque, në vitin 2009.

Ish-mesfushori i Espanyol vdiq nga një sulm në zemër në moshën 26-vjeçare.

Kur ikona e Barcelonës, i cili tani luan për Vissel Kobe në Japoni, shënoi golin vendimtar në Afrikën e Jugut, zbuloi një mesazh në veshjen e brendshme me mbishkrimin: “Dani Jarque, gjithmonë me ne”.

“Unë përjetova disa fatkeqësi radhazi, edhe pse në atë kohë isha shumë i suksesshëm. Por pastaj miku im Dani Jarque vdiq në gusht të vitit 2009, kjo më dërgoi në një gjendje të brishtë saqë kisha nevojë për ndihmë profesionale”, tha Iniesta për “Bild am Sonntag”.

“Ajo ishte koha më e vështirë e jetës sime, por ai gol në finalen me Holandën më bëri të lumtur dhe të ndryshoja”, shtoi ai.

Iniesta këmbëngul se goli kundër Holandës ishte fillimi i përmirësimit të tij.

“Fatmirësisht, ajo kohë ka kaluara. Ka qenë një periudhë që më bëri më të fortë dhe më të mirë”, deklaroi ish-mesfushori i Barcelonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco