VIDEO/ Bardhi dhuron spektakël në stërvitje, shënon gol me roveshatë

VIDEO/ Bardhi dhuron spektakël në stërvitje, shënon gol me roveshatë

12:19, 24/05/2020

Enis Bardhi po kalonte një formë të shkëlqyer në La Liga me skuadrën e Levantes, para ndalimit të futbollit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Mirëpo edhe pas rikthimit ai ka treguar edhe një herë aftësitë e tij, në stërvitje. Klubi spanjoll ka publikuar një video, ku stafi teknik ka organizuar një lojë të ngjashme me volejbollin, por që në këtë rast luhet me këmbë. Bardhi ka kryer një “zhytje” spektakolare me roveshatë, me kundërshtarët që nuk kanë zgjidhje tjetër, veçse të shmangen për të mos pësuar një tronditje të mundshme nga “silura” e 24-vjeçarit.

Kujtojmë që, Stërvitjet në Spanjë kanë nisur prej kohësh dhe skuadrat po zhvillojnë vazhdimisht seanca intensive për të qenë sa më gati për rinisjen e La Liga, me Levanten, që renditet e 13-ta, pa shumë pretendime.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco