Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

E rëndë, sportistja 22 vjeçare vret veten: Nuk duroi fyerjet në rrjetet sociale

E rëndë, sportistja 22 vjeçare vret veten: Nuk duroi fyerjet në rrjetet sociale

10:02, 24/05/2020

Bota e sportit (mundja në veçanti) është tronditur me lajmin e marrë ditën e djashme. Mundësja japoneze, Hana Kimura, 22 vjeçe, ka vrarë veten pasi u tall dhe fye përmes rrjeteve sociale. Ajo kishte vuajtur nga depresioni me javë të tëra për shkak të mesazheve të urrejtjes të marra pas transmetimit në televizion të një diskutimi me një pjesëmarrës të shfaqjes “House Terrace House”, në të cilën ajo u shfaq për herë të parë në shtator 2019.

Image

“Me keqardhje po raportojmë vdekjen e Hana Kimuras. Ne kërkojmë respekt dhe kohë në mënyrë që të mund të kuptohet më qartë ajo që ndodhi,” – konfirmoi kompania Stardom, së cilës i përkiste luftëtarja japoneze.

Lajmi pati një ndikim të menjëhershëm në rrjetet sociale ku si luftëtarët edhe tifozët treguan dhimbjen e tyre për vdekjen tragjike të gladiatores së re.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco