Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Chiellini: Nuk e kuptoj atë zgjedhje. Milan-i s’është Real-i

Chiellini: Nuk e kuptoj atë zgjedhje. Milan-i s’është Real-i

23:08, 23/05/2020

“Bonucci është shumë ndryshe në jetën e përditshme nga ai që shikojmë në fushë. Nuk është kaq i zjarttë. Më pas, siç ndodh me  të gjithë, ka aedhe ai 5-minutëshin e tij”.

Kapiteni i Juventus-it, Chiellini, i ka thurur elozhe në autobiografinë e tij “Io, Giorgio” shokut të repartit, i kthyer në Torino pas eksperiencës te Milan-i në sezonin 2017-18.

Pikërisht në lidhje me transferimin te kuqezinjtë të Bonucci-t, Chiellini ka thënë: “Ka qenë sigurisht një zgjedhje e gabuar sepse nuk ka qenë i bindur, nuk ka qenë i kthjellët. Leo ishte i shqetësuar për shumë arsye”.

“Më vjen keq, sepse ka ndodhur gjithçka në një javë që nuk jemi parë: jam i sigurt se po të kishte ndodhur në një moment tjetër, unë do ta kisha bërë të arsyetonte. Si me Conte-n në atë korrik të 2014-ës. Largohen gjithmonë kur nuk jam unë…”.

“Leos i kam thënë se ishte gjitthçka e gabuar, një gjë pa logjikë nga fillimi në fund. Do ta kisha kuptuar po të kishte shkuar te Real Madrid, por tek ai Milan? Fatmirësisht, fati ka dashur që të kthehej”./ telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco