Verona i vendos çmim e shitjes Marash Kumbullës

Verona i vendos çmim e shitjes Marash Kumbullës

18:17, 23/05/2020

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, është një ndër më të kërkuarit në merkaton e verës. Shtatlarti ka bërë mirë me Hellas Veronën dhe duket se sezoni i ardhshëm do e gjej me klub të ri.

Drejtori sportiv i Veronës, Tony D’Amico, ka folur në lidhje me kartonin e lojtarit dhe ka treguar se do ta shesë për një shifër prej 25 milionë eurosh. Kjo është kërkesa e klubit italian për futbollistin e kombëtares shqiptare.

“Vlera e tij është më e madhe. Ne jemi duke folur për një mbrojtës të madh që po bën një sezon fantastik, sidomos për moshën e tij. Ai do të ketë shumë oferta në tavolinë, por është shumë herët për të folur për diçka të tillë”, – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco