Është një nga të pëlqyerit e tij, Anceloti do tek Evertoni futbollistin e PSG-s

Është një nga të pëlqyerit e tij, Anceloti do tek Evertoni futbollistin e PSG-s

15:42, 23/05/2020

Thiago Silva me shumë mundësi do të largohet nga Paris Saint Germain.

Mbrojtësi brazilian ndodhet në Brazil që prej muajt mars, kur u ndërpre kampionati francez dhe nuk pritet të veshë më fanellën e parizienëve me të cilët i skadon kontrata.

Në media është përfolur shumë mbi të ardhmen e 35 vjeçarit, por së fundmi është shfaqur hipoteza e ribashkimit të tij me Carlo Ancelottin.

Ky i fundit beson ende te mbrojtësi të cilin e dëshiron në skuadër duke parë se ka edhe eksperiencën e duhur që italiani kërkon në ekip.

Mësohet se palët kanë nisur bisedimet dhe në rast të një akordi Thiago Silva është i lirë të firmosë në çdo moment.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco