Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Fenerbahce interesohet për futbollistin e kombëtares së Kosovës

Fenerbahce interesohet për futbollistin e kombëtares së Kosovës

11:11, 23/05/2020

Me shumë gjasa, Mauricio Isla do ta mbyllë aventurën e tij me klubin e Fenerbahces në fund të sezonit.

Dhe në këtë formë, klubi turk po kërkon për një zëvendësues të kilenit.

Emrat që qarkullojnë janë të shumtë, por ai favorit duket se është futbollisti kosovarë, Florent Hadërgjonaj.

25-vjeçari është në pronësinë e klubit anglez të Hadërsfilld, por aktivizohet në Turqi si i huazuar te skuadra e Kasimpasha.

Ndërkohë, me klubin e Hadërsfilld, mbrojtësi ka edhe një vit kontratë por duket sikur nuk ka vulllnet për rinovim, ndaj Fenerbahce pritet të nisë diskutimet me anglezët.

Nëse gjithçka mbyllet sipas parashikimeve të turqve, atëherë Hadërgjonaj do të gjente te Fenerbahçe edhe një tjetër shqiptar, Vedat Muriqin, me të cilin luan te Përfaqësuesja e Kosovës.

                                                             

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco