Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Laçi në 'alarm', Nwabueze mund ta mbyllë sezonin përpara kohe

Laçi në 'alarm', Nwabueze mund ta mbyllë sezonin përpara kohe

10:46, 23/05/2020

Probleme të mëdha për Laçin, përpara rifillimit të kampionatit. Klubi kurbinas mund të mos ketë në dispozicion për ndeshjet e mbetura në Kategorinë Superiore, një prej lojtarëve të tyre më të mirë.

Bëhet fjalë për Kyrian Nwabueze, i cili vuan nga një dëmtim i hershëm që mund ta detyrojë ta mbyllë përpara kohe këtë sezon futbollistik.

Stafi mjekësor i klubit kurbinas i trembet faktit se sulmuesi mund të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale dhe nëse kjo ndodh atëherë Nwabueze do ta mbyllë përpara kohe këtë sezon.

Një tjetër problem për Cungun është edhe ai i Jomba Dembakit i cili për momentin ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjasat janë që të mos kthehet deri në fund të këtij sezoni.

                                                             

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco