Cavani ua bën të qartë klubeve që e kërkojnë, do 10 milionë euro në sezon

Cavani ua bën të qartë klubeve që e kërkojnë, do 10 milionë euro në sezon

23:45, 22/05/2020

Edinson Cavani, i cili do të jetë lojtar i lirë në verë, ndodhet mes dy zjarresh për të ardhmen e tij, teksa kërkohet nga Interi dhe Atletico Madridi.

Zikaltrit i kanë përqendruar të gjitha forcat te nënshkrimi me uruguaianin tashmë, pasi pistat “Mertens” dhe “Giroud” dështuan, me dy lojtarët që rinovuan me klubet e tyre.

Nga ana tjetër, trajneri i “Los Colchoneros”, Diego Simeone, e sheh “El Matadorin” si pasuesin ideal të Diego Costas.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet franceze, Cavani e ka bërë të qartë kërkesën e tij te të dy klubet dhe kërkon një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon dhe tashmë mbetet në dorën e Interit ose Atleticos për të plotësuar dëshirën e sulmuesit 33-vjeçar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco