Autobuzi i klubit gjerman, përfshihet në një aksident

Autobuzi i klubit gjerman, përfshihet në një aksident

22:20, 22/05/2020

Autobusi i skuadrës së Aue-s në Bundesligën 2, është  përfshirë në një aksident ndërsa po udhëtonte për në Nurenberg, ku kishte për të zhvilluar një ndeshje.

Një automjet tip BMW, goditi autobuzin e klubit gjerman, mirëpo manovrimi i shoferit shmangu më të keqen.

Ndërsa makina ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur në një kodrinë dhe pjesët e saj kanë goditur autobusin, ku janë dëmtuara katër xhamat, por për fatin e mirë nuk ka pasur lojtarë të lënduar.

Pas kësaj, lojtarët e Aue janë ndarë në dy autobus të vegjël dhe kanë vazhduar rrugën drejt Nurnberg.

Ndeshja mes Nurnberg dhe Aue ka përfunduar barazim 1:1

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco