‘Lojërat Olimpike të Tokios mund të anulohen’

‘Lojërat Olimpike të Tokios mund të anulohen’

22:13, 22/05/2020

Çështja e zhvillimit të Lojërave Olimpike të Tokios në vitin 2021 po kthehet në debat.

Kryeministri i Japonisë ka deklaruar se ato mund të shtyhen sërish nëse nuk normalizohet situata e shkaktuar nga Koronavirusi.

Në një intervistë për “BBC Sport”, presidenti i Komitetit të Lojërave Olimpike, Tomas Bach, shprehet se lojërat në Tokio do të anulohen përfundimisht nëse vendi nuk është i gatshëm që t’i zhvillojë ato në vitin 2021.

Ai shprehet se vera e ardhshme është dhe mundësia e fundit që Japonia do të ketë për zhvillimin e Lojërave Olimpike.

“Në njëfarë mënyre unë e kuptoj pozicionin e Japonisë. Por nuk mund të punësosh 3 mijë ose 5 mijë persona për organizimin e lojërave”, theksoi ai.

Bach shprehet se riorganizimi i Lojërave Olimpike është një detyrë shumë e madhe dhe kërkon një angazhim të jashtëzakonshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco