Ka 4 vjet pa punë, Laurent Blanc kërkon ndihmën e Jorge Mendez për t’i gjetur ekip

Ka 4 vjet pa punë, Laurent Blanc kërkon ndihmën e Jorge Mendez për t’i gjetur ekip

21:12, 22/05/2020

Ish-trajneri i PSG-së dhe Francës, Laurent Blanc, dëshiron medoemos të drejtojë një skuadër duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

“Footmercato” raporton se ish-futbollisti i Manchester United, Interit dhe kombëtares franceze ka kërkuar ndihmën e menaxherit të famshëm portugez, Jorge Mendez, për të gjetur një skuadër të cilën mund ta stërvisë.

Mendez njihet si njëri prej menaxherëve të futbollistëve më të suksesshëm në futbollin botëror, pasi ai administron yllin e futbollit Cristiano Ronaldo.

Prej 4 vitesh, Blanc është tërhequr nga trajnimi. Disa herë emri i tij është përfolur si kandidat për stolin e Bayern Munchen, Real Madridit dhe Fenerbahçes, por asnjëherë nuk ia doli të punësohej.

Tashmë, dëshira për të stërvitur një ekip është rritur më shumë se kurrë te Blanc.

Në karrierën si trajneri ai ka fituar 4 kampionate franceze (1 me Bordonë dhe 3 me PSG-në).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco