Kampioni i Botës  shet medaljen e artë

Kampioni i Botës shet medaljen e artë

18:52, 22/05/2020

Një prej anëtarëve të kombëtares së Francës në fitoren e Kupës së Botën në Rusi në vitin 2018, ka vendosur që të shesë medaljen e artë në një ankand në internet për shumën e  71,875 dollarëve.

Nuk dihet se kujt nga 23 lojtarët e Didier Deschamps i përket kjo medalje

Fitimi i Kupës së Botës  konsiderohet kulmi i futbollit, kështu që është për t'u habitur që një lojtar tashmë ka vendosur që ta shesë.

Medalja mori më shumë se 100 oferta, më e madhja nga Anglia.

Përveç medaljes së futbollistit francez, ishin edhe dy të tjera në ankand. Njëra nga Kupa e Botës së vitit 1994 e mbajtur në ShBA dhe tjetra nga Kupa e Botës e vitit 2002.

Ari nga Amerika u shit për 48 mijë dollarë, ndërsa medalja e Kupës së Botës nga Japonia dhe Koreja, për 50 mijë dollarë

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco