Eduard Abazi rrëfen karrierën e suksesshme nga Dinamo në Portugali dhe... Manchester City

Eduard Abazi rrëfen karrierën e suksesshme nga Dinamo në Portugali dhe... Manchester City

18:05, 22/05/2020

Eduard Abazi i përket atij brezi të shquar lojtarësh shqiptarë që karrierën e nisën në vendlindjen moniste, për t’i treguar më pas vlerat në futbollin elitar europian.

Ish-sulmuesi i Dinamos, i ftuar në emisionin “FanZone”, kujtoi episode nga karriera e tij, për të cilën ndihet krenar.

Përvoja në Kroaci tek Hajduk Spliti: E kam filluar te Dinamo në vitin 1983. Kam pasur një eksperiencë shumë të bukur në Kroaci. Ia dëshiroj të gjithë sportistëve shqiptarë. Kam luajtur në një ndeshje miqësore në Budva dhe kam bërë 3 gola. Fati ishte që drejtori i Splitit më pa ndeshjen miqësore, më morën, shënova 6 gola në takimet miqësore dhe më mbajtën. Dhashë gjithçka për Hajdukun e Splitit dhe jam krenar për karrierën time në këtë skuadër.

Dy shqiptarë te Hajduku: Kam qenë me Ardian Koznikun, një nga talentet më të mëdha të futbollit kosovar. Është shumë më e lehtë kur ke një patriot. Ishte puna kolosale imja, që nga mëngjesi deri në darkë vetëm stërvitesha. Ndonjëherë kjo të heq edhe shoqërinë, mirëpo kjo bëri që ta kisha të lehtë te Hajduku. E falënderoj nga zemra Koznikun dhe i uroj suksese. Nderova veten dhe familjen. Të dy bashkë nderuam njëri-tjetrin.

Kalimi i shkurtër te Manchester City: Në Shqipëri ka pasur shumë lojtarë që nuk i shpalosën dot virtytet. Ka qenë një brez jashtëzakonisht i fortë. Çdo ekip mund të transferonte 12 veta. Në atë kohë kam shkuar te Manchester City nëpërmjet një miku. Kam luajtur një miqësore me Boltonin dhe shënova 3 gola. E di dhe Rudi Vata. Nënshkrova kontratë dymujore, pasi prisnim nga ministria e punës lejen e qëndrimit. Më 5 mars të vitit 1996, për të mos humbur rezidencën e Portugalisë, u ktheva te Boavista. Më pas firmosa me klubin historik, Academica. Jam shumë krenar për karrierën time. Jam shumë krenar për të gjithë, kanë qenë të shkëlqyer dhe i respektoj.

Goli me roveshatë ndaj Lituanisë: Kam firmosur me Benfican në sezonin 1993-1994. Më huazuan te Boavista. Jam shumë krenar që i kam përfaqësuar të dyja. Jam i respektuar si njeri dhe sportist. Kanë kaluar mbi 20 e ca vite që lashë futbollin. Kishte konkurrencë të madhe. Ne si ekip kombëtar nuk e analizonim lojën e kundërshtarit. Ishim të papërgatitur. Në qoftë se do të shohim lojën ndaj Lituanisë kemi humbur 10-12 raste. Unë e kam cilësuar që është goli më i bukur.

Sulmuesi kuqezi që i ngjan Abazit: Nuk merrem me futbollin shqiptar. Është intervista e dytë mbas 20 e ca vitesh. Mund të them Salihi. Ishte një djalë jashtëzakonisht i talentuar dhe i shkëlqyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco