Kërkohet nga skuadrat më të njohura europian, Ajax i vendos çmimin Tagiafico-s

Kërkohet nga skuadrat më të njohura europian, Ajax i vendos çmimin Tagiafico-s

16:41, 22/05/2020

Prej dy sezonesh pjesë e Ajaxit, Nicolas Tagiafico ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha europiane, me paraqitjet e zhvilluara.

Mirëpo sipas mediave holandeze, 27 vjeçari, ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Ajax dhe në verë me shumë gjasa ai do të lërë Amsterdamin.

Kjo pasi drejtuesit e klubit të Ajax kanë vendosur të pranojnë dëshirën e tij për t’u larguar dhe gjithashtu të përcaktojnë edhe çmimin e kartonit të tij, që do të jetë jo më pak se 22 milionë euro, shifër kjo e përballueshme për shumë skuadra.

Arsenal, Interi dhe Barcelona janë klubet që kanë shprehur interes më të fortë për argjentinasin, ndërsa duket se pikërisht katalanët pritet të lëvizin më shpejt, pasi duan të kompletojnë radhët e mbrojtjes dhe Tagliafico është emri i përzgjedhur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco