Pandemia shkakton kaos, tjetër garë në Formula Uno drejt anulimit

Pandemia shkakton kaos, tjetër garë në Formula Uno drejt anulimit

15:09, 22/05/2020

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar kaos në Formula Uno.

Disa ditë më parë flitej për shenja pozitive rreth British GP, së fundmi kjo garë që zhvillohet në Silverstone është vënë në dyshim.

Pas rregullave të fundit të caktuara nga Qeveria e Britanisë së Madhe për karantinim, Formula 1 është gati të heq dorë nga zhvillimi i dy garave.

Pistën e Silverstone mund ta zëvendësojë Hungaria, që është më e afërta në listë për ta bërë një gjë të tillë.

Britania e Madhe pritet që sot të publikojë detajet për rregullin e 14 ditë karantinimit për ata që udhëtojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco