Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Mourinho kujton tripletën me Interin: Isha 200 për qind me zemrën time

Mourinho kujton tripletën me Interin: Isha 200 për qind me zemrën time

10:29, 22/05/2020

Jose Mourinho ka rikujtuar suksesin e 2010-ës ku nën drejtimin e Interit fitoi tripletën sezonale.

Saktësisht 10 vjet pas asaj që ishte një nga netët më të rëndësishme të karrierës së tij, në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, Mourinho kujtoi se cila është marrëdhënia e tij me tërë botën zikaltër.

“Unë dhashë më të mirën në karrierën time në shtëpinë zikaltër. Aty isha 200 për qind me zemrën time; më shumë si njeri sesa trajner. Kjo është arsyeja pse në Madrid isha më i lumtur të përjetoja lumturinë e të tjerëve. Nga Moratti deri tek i fundit punonjës i fushave stërvitore janë pjesë e lumturisë time. Unë tashmë e kisha fituar një Ligë të Kampionëve. Ia dola edhe me Interin, duke fituar “tripletën” në Itali, gjë që nuk kishte ndodhur kurrë”.

Interi i tij, brenda pak ditësh e gjeti veten duke luajtur tri ndeshje vendimtare, tri “finale”: “Nuk kam dashur ta luaja atë të Kupës së Italisë, kur na vunë himnin e Romës përpara ndeshjes. Ishte provokim. Ndërhyra dhe iu thashë përgjegjësve: Ndalojeni muzikën, ose do të largohemi. Në fakt u tremba në Siena. Gjashtë ditë më vonë ishte sfida  e madhe e Champions-it, kisha frikë se nuk do ta luanim atë ndeshje si finale.

Ne e mbyllëm 0-0 pjesën e parë, Roma fitoi 2-0. Në dhomën e zhveshjes pashë një nxehtësi të jashtëzakonshme. Desha të kuptoja si mund ta ndihmoja ekipin të kthehej në mënyrë taktike. Ishte shumë e vështirë dhe nuk mbaroi kurrë. Unë kisha dashur që një ditë të fitoja një kampionat në fund. Atë ditë i thashë vetes: Kurrë më”.

Kujtojmë që 22 maji 2010 jo vetëm u rikthye Interi për të fituar Ligën e Kampionëve, çka nuk ndodhte për 45 vjet, por u bë skuadra e parë në historinë e futbollit italian, që fitoi “tripletën”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco