Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

‘Karriera te Reali po merr fund’, Rivaldo këshillon Balen: Nënshkruaj me...

‘Karriera te Reali po merr fund’, Rivaldo këshillon Balen: Nënshkruaj me...

08:58, 22/05/2020

Legjenda e Brazilit, Rivaldo i ka bërë thirrje Gareth Bales që të largohet nga Reali dhe të bashkohet me Newcastle United.

Real Madrid pritet që t shesë kartonin e uellsianit gjatë merkatos së verës pasi largimi i tij nga “Santiago Bernabeu” duket i pashmangshëm.

“Ende mendoj se Gareth Bale ka diçka për të treguar në futbollin europian edhe pse është në moshën 30-vjeçare”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Besoj se karriera e tij në Real Madrid po merr fund. Klubi nuk beson se Bale mund të jetë një lojtar vendimtar pas disa problemeve të brendshme në vitet e fundit”.

“Në Newcastle, ai do të ishte ylli më i madh i ekipit dhe mund të drejtonte një skuadër të rinovuar në një sezon të mirë të Ligës Premier”.

“Ai mund të rimarrë statusin e tij të superyllit në klub dhe të vazhdojë të fitojë një shumë të madhe parash”, përfundoi braziliani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco