Agjenti i Hysajt: Kalimi te Roma? Ky është një budallallëk i madh

Agjenti i Hysajt: Kalimi te Roma? Ky është një budallallëk i madh

19:25, 21/05/2020

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi , foli për mikrofonat e “Radio Punto Nuovo”, ku mohoi kategorikisht kalimin e mbrojtësit shkodran tek Roma.

Ndër të tjera, Giuffredi shprehet se çdo klub i mban lojtarët e mirë dhe i shet vetëm nëse ka nevojë për para.

“Çdo klub i mban lojtarët më të mirë ose i shet vetëm nëse ka nevojë për para. Rasti i Hysajt ndryshon, nuk do të vijë lojtari i preferuar pas shitjes së tij. Lojtari te Roma? Ky është një budallallëk i madh“, u shpreh Giuffredi.

Në këtë formë, duket se e ardhmja e Hysajt mund të jetë jashtë Italisë, për të provuar një eksperiencë jashtë Serisë A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco