Kapllanaj: De Paulo ka marrë një masë të rëndë ndëshkimore, kompleksi është drejt përfundimit!

Kapllanaj: De Paulo ka marrë një masë të rëndë ndëshkimore, kompleksi është drejt përfundimit!

19:06, 21/05/2020

Ditën e djeshme në një pronocim për mediat, futbollisti Brazilian Vincente de Paulo, u shpreh se prej 4 muaj nuk është paguar nga klubi I Bylisit.

Mirëpo, sot, presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj, në një intervistë për FanZone” hodhi poshtë pretendimin e futbollistit.

“Askujt nuk mund t’ia mbyllim gojën. Lojtari thotë se ka katër muaj pa u paguar, ndërkohë që nuk janë bërë ende katër muaj. Ka marrë muajin e parë (shkurt) dhe dy muajt e dhënë nga federata. Muaji tjetër ende nuk ka kaluar. Ky futbollist nuk asnjë muaj pa marrë pagë. Edhe muajin shkurt e  ka marrë paradhënie. E kemi paguar 1 mijë e pak euro neto, pasi bruto e ka 1.3.”

Kapllanaj sqaroi më tej se futbollisti është ndëshkuar rëndë për thyerjen e disiplinës dhe prishjen e imazhit të klubit, duke dhënë ndoshta paralajmërim edhe për të tjerët.

“Ka marrë një masë shumë të rëndë ndëshkimore për atë që ka bërë dhe kjo do të ndodhë për këdo që dek kundër klubit dhe thyen rregulloren. Po të kishte ndonjë ankesë, ka organe ku mund të ankohej.”

Famlija Kapllanaj po përfundon edhe kompleksin sportiv që do t’i shërbejë klubit, një investim që nuk ka gjetur asnjë mbështetje nga bashkia.

“Nga emërimi i kryetarit të ri, kemi patur zero mbështetje apo investime nga bashkia. I gjithë investimi ka qenë i familjes sime. Vazhdon projekti i kompleksit, është drejt përfundimit.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco