Dalipi për Syri TV: Koha e gjatë e pauzës i ka penalizuar skuadrat

Dalipi për Syri TV: Koha e gjatë e pauzës i ka penalizuar skuadrat

18:52, 21/05/2020

Aktualisht skuadrat shqiptare po stërviten në grup, por ende nuk është përcaktuar nëse do të fillojë apo jo kampionati më 3 qershor.

Në një intervistë në Syri TV me gazetaren Enkeleida Zeko, njëri prej specialistëve të futbollit tonë, tashmë në rolin e trajnerit të Korabit, Klevis Dalipi, foli për metodat e stërvitjeve që po kryhen pas pauzës së gjatë dhe anën financiare.

Stërvitja – Në kohën që flasim, të gjitha skuadrat kanë problem përgatitjen fizike. Ajo që na shqetëson si teknikë, është se lojtarët vijnë nga një periudhë e gjatë ndërprerjeje. Dihet që nuk është njëlloj stërvitja si në fushë, apo në kushte shtëpie. Kujdesi më i madh i yni është të kemi sa më pak probleme me dëmtimet. Jemi munduar që me programet që u japim lojtarëve, të jemi të kujdesshëm, pasi ata vijnë nga ndërprerja. Pauza e gjatë krijon probleme muskulare te lojtarët, dhe për këtë arsye jemi munduar të jemi të kujdesshëm, duke e filluar me stërvitje të lehtë dhe gradualisht të vijë në rritje. Koha e gjatë e pauzës i ka penalizuar skuadrat.

Kriza financiare – Kjo periudhë ka qenë problematike, ku Federata iu është përgjigjur klubeve që janë private. Ne jemi 100% të bashkisë dhe deri në këto momente kemi qenë në rregull dhe nuk besoj se do të kemi probleme. Bashkia na ka siguruar të ardhura financiare të sigurta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco