Një tjetër klub në Superiore probleme me pagat, dy lojtarët kryesorë bojkotojnë stërvitjen

Një tjetër klub në Superiore probleme me pagat, dy lojtarët kryesorë bojkotojnë stërvitjen

18:35, 21/05/2020

Që prej të hënës te Bylisi nuk janë paraqitur në stërvitje portieri Isli Hidi dhe mbrojtësi Ditmar Bicaj.

Mësohet se pagat e prapambetura kanë bërë që dy titullarët e Bylisit të mos paraqiten derisa të marrin garanci nga klubi. Vetë drejtuesit kanë pranuar se kanë pasur probleme, por gjithsesi nuk mendohej që lojtarë të veçantë do ta bojkotonin stërvitjen.

Gjasat janë që në ditët e ardhshme të qartësohet gjithçka mes palëve dhe Hidi e Bicaj të vazhdojnë stërvitjen me Bylisin në prag të rifillimit të kampionatit. (panoramasport)

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco