PSG heq dorë, Koulibaly mund të transferohet në Premierligë

PSG heq dorë, Koulibaly mund të transferohet në Premierligë

17:30, 21/05/2020

Paris Saint-Germain ka hequr dorë nga Kalidou Koulibaly.

Lajmin e ka bërë të ditur prestigjiozja franceze “Le Parisien”.

Kjo nënkupton se e ardhmja e qendërmbrojtësit të Napolit mund të jetë e lidhur me Premierligën.

Senegalezi mund të përfundojë në Premierligë, ku e duan klubet e mëdha angleze

Interesim për përfaqësuesin senegalez kanë shprehur Manchester United, Liverpool dhe Newcastle.

Vetë mbrojtësi 28-vjeçar është i interesuar të largohet nga Serie A për të bërë hapin e radhës në karrierë.

Napoli mund të kërkojë deri në 80 milionë euro për kartonin e Koulibalyt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco