Për Erling Haland futet në garë edhe PSG-ja

Për Erling Haland futet në garë edhe PSG-ja

16:55, 21/05/2020

Nuk është hera e parë që Reali i Madridit dhe PSG sfidojnë njëri-tjetrin në merkato dhe këtë herë rivalizohen për sulmuesin Erling Haland.

Të dy ekipet kanë raport të mirë me njëri-tjetrin dhe lojtarët respektivë kanë ndryshuar fanellën, si Hese, Kejlor Navas apo Areola.

Në verën e vitit 2017 u sfiduan për Kylien Mbape, i cili firmosi për ekipin francez.

Por ai emër kurrë nuk u largua nga mendja e madrilenëve, të cilët vazhdojnë ta duan edhe sot.

Gjatë kësaj kohe ka pasur tentativa nga ana e Realit për ta transferuar Mbapenë, por ky transferim mund të shtyhet për vitet e ardhshme, sepse për momentin nuk e lejon kriza që ka shkaktuar Koronavirusi.

Lajmi i fundit nga Spanja zbulon një tjetër intrigë në merkato, e cila lidhet me Haland.

PSG-ja po mendon seriozisht që të transferojë lojtarin norvegjez, i cili po shkëlqen te Dortmundi.

Drejtuesit e francezëve e quajnë një çështje të mbyllur rinovimin e Mbapesë dhe duan të gjejnë zëvendësimin e tyre.

Mbape kërkon rrogë shumë të lartë dhe ka interes që të transferohet në Madrid, prandaj të gjendur përballë kësaj situate francezët kanë vendosur të shqetësojnë Realin për Halandin.

Tani mbetet për t’u parë se cilin nga dy sulmuesit do të preferojë trajneri Zinedine Zidane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco