Pëlqehet nga Arteta, drejtuesit e Arsenal nisin bisedimet me Romën

Pëlqehet nga Arteta, drejtuesit e Arsenal nisin bisedimet me Romën

16:41, 21/05/2020

Arsenal duket se ia kanë “vënë syrin” futbollistit të Romës, Justin Kluivert.  “Topçinjtë” do të tentojnë që në merkaton e verës ta transferojnë në Londrës futbollistin holandez.

Drejtuesit e skaudrës angleze  të përpiqen të përfshijnë në tratativa kartonin e Henrikh Mkhitaryan, i cili aktualisht është i huazuar te Roma dhe pëlqehet shumë nga verdhekuqtë.

Për armenin, klubi nga “Olimpico” duhet të paguajë 15 milionë euro, shifër që konsiderohet disi e lartë për një 31-vjeçar nga drejtuesit kryeqytetas. Kështu, Arsenal ofron kartonin e Mkhitaryan për të mbërritur te Justin Kluivert dhe tashmë çdo gjë është në dorën e Romës për të vendosur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco