Një shqiptar emërohet trajner në ekipin e handbollit të Bayern Munich

Një shqiptar emërohet trajner në ekipin e handbollit të Bayern Munich

15:13, 21/05/2020

Hendbolli është një sport shumë i zhvilluar në Gjermani dhe për pasojë konkurrenca e klubeve për të garuar në ligën elitare është e madhe.

Kështu një ekip siç është FC Bayern cuditërisht nuk garon në ligën e parë dhe për të ndryshuar këtë situatë klubi ka emëruar si trajner të parë kosovarin Fadil Kqiku, i cili ditë më parë ka marrë besimin e drejtuesve të klubit.

Gjilanasi që ka qenë një hendbollist i famshëm në Kosovë,  tani do të drejtojë ekipin e parë të hendbollit të gjigantit gjerman Bayern Munich për tre vite me opsion edhe për dy vite të tjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco