FOTO/ Efekti i karantinës, shikoni si transformohen futbollistët!

FOTO/ Efekti i karantinës, shikoni si transformohen futbollistët!

14:57, 21/05/2020

Prej më shumë se dy muajsh, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, janë pezulluar thuajse të gjitha kampionatet e njohura eurpiane në futboll.

Lojtarët kanë zbatuar me rigorozitet karantinën, ndërsa ditët e fundit janë kthyer normalisht në stërvitje, duke parë që edhe kurba e virusit është ulur ndjeshëm. Megjithatë, mungesa e berberëve, i ka bërë ata të ndryshojnë look. Pikërisht këtë të fundit kanë bërë dy lojtarët e Liverpoolit, Raberto Firminho dhe Sadio Mane.

Këta të fundit janë fotografuar në qendrën stërvitore ditën e djeshme, por vëmendjen menjëherë e ka marrë pamja e tyre, ku duket se rritja e flokëve i ka ndryshuar shumë.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me mesfushorin e Çelsit, Ngolo Kante, i cili është shfaqur në stërvitje me flokë të gjata, ndonëse nuk e kemi parë asnjëherë ashtu.

Kaq ka mjaftuar që fotot e këtyre futbollistëve të nisin të qarkullojnë në rrjetet sociale:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco