Ish-'ylli' i Barçës dhe Realit: Ja futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

Ish-'ylli' i Barçës dhe Realit: Ja futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave

12:03, 21/05/2020

Ish-ylli i Real Madridit dhe Barcelonës, Robert Prosinecki, e ka cilësuar Lionel Messin, si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave.

Duke folur për DAZN, Prosinecki këmbëngul se jetëgjatësia e Messit është thelbësore për të qenë superior ndaj bashkëkombësit të tij, Maradona.

“Për mua, Messi është më i miri. Ai ka bërë ndryshimin në Barcelona për kaq shumë vite, ai ka fituar gjithçka që mund të fitohet. Ai ka shënuar aq shumë gola dhe ka dhënë shumë asistime”, ka thënë fillimisht legjenda kroate.

“Disa mund të thonë Maradona, Ronaldo … ata me siguri janë lojtarë shumë të mirë, por për mua Leo është më i miri i të gjitha kohërave”.

“Dikush mund të thotë Cristiano Ronaldo , braziliani Ronaldo, i cili gjithashtu fitoi pothuajse gjithçka vetëm, por nëse duhet të them një, për mua më i miri është Leo Messi”, përfundoi Prosinecki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco