Suarez : Po të isha në vendin e Lautaros nuk do të transferohesha te Barcelona

Suarez : Po të isha në vendin e Lautaros nuk do të transferohesha te Barcelona

08:53, 21/05/2020

Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, Luis Suarez, beson se Lautaro Martinez duhet të qëndrojë me gjigantët e Serie A.

Fituesi i Topit të Artë në vitin 1960, Luis Suarez, u zhvendos në drejtim të kundërt gjatë karrierës së tij, duke e lënë Barcelonën për Interin.

“Nëse do të isha Lautaro, unë nuk do të ndryshoja skuadër”, ka deklaruar 85 vjeçari për La Gazzetta dello Sport.

“Marrja e një vendimi nëse do të qëndrojë apo jo është shumë e ndërlikuar, edhe pse Messi do ta thërriste, atëherë do të ishte e thjesht të mendosh për të”.

“Sidoqoftë, ne po flasim për një djalë i cili është akoma shumë i ri, dhe ai ka kohën e gjithë botës që të provojë sfida tjera në të ardhmen”, përfundoi Suarez.

Martinez raportohet se po preferohet nga Barcelona që duhet të derdhë në arkat e Interit jo më pak se 100 milionë euro për të marrë kartonin e argjentinasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco