I zuri vendin te Verona/ Braziliani befasohet nga Kumbulla: Me siguri do të shkojë larg

I zuri vendin te Verona/ Braziliani befasohet nga Kumbulla: Me siguri do të shkojë larg

21:39, 20/05/2020

Paraqitjet e shkëlqyera të Marash Kumbullës me fanellën e Veronës, bënë që Alan Empereur të përfundonte në stolin e rezervave. Mirëpo edhe pse i ka rrëmbyer vendin në formacion, futbollisti brazilian flet me superlativa për mbrojtësin shqiptar.

 “Nëse flasim për surpriza, them Kumbulla. Shihej që kishte shumë cilësi, por vitin e kaluar kishte disa dëmtime. ndërsa këtë vit është në maksimum. Ai është një djalë serioz, profesionist. Nuk qëndron shumë në rrjetet sociale, me siguri do të bëjë rrugë”, deklaroi mbrojtësi i Veronës i cili tashmë duhet të presë vitin e ardhshëm, kur në skuadër të mos jenë as Kumbulla e as Rrahmani, për t’u kthyer përsëri mes titullarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco