Perez ka misionin të sjellë këto ‘yje’ te Real Madridi

Perez ka misionin të sjellë këto ‘yje’ te Real Madridi

19:47, 20/05/2020

Reali i Madridit ka planifikuar të sjellë nga një lojtar të ri të fortë çdo vit, të paktën në 3 vitet e ardhshme, sipas portalit spanjoll “AS”.

Pavarësisht se bota e futbollit është prekur goxha nga pasojat e pandemisë Koronavirus, presidenti Florentino Perez e ka të qartë se çfarë do të bëjë në merkaton e tre viteve të ardhshme.

Këtë verë, Reali do të blejë mesfushorin e talentuar francez, Eduardo Kamavinga, në merkaton e verës 2021 në Madrid do të vijë Kilian Mbape, ndërsa në verën e vitit 2022 do të afrohet Erling Braut Haland.

Pikërisht në vitin 2022 pritet të ketë gati stadiumin e ri, gjë të cilën Perez dëshiron ta festojë me një skuadër të rinovuar dhe me talente të mëdha.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco