Dezinfektimi i ambienteve, Flamurtari: Nuk jemi përgatitur, futbollistët kanë shtuar peshë

Dezinfektimi i ambienteve, Flamurtari: Nuk jemi përgatitur, futbollistët kanë shtuar peshë

19:45, 16/05/2020

Duhen edhe dy ditë që klubet e Superiores të rifiillojnë stërvitjen, prandaj stadiumet kanë nisur me dezinfektimet. Pasditen e sotme është dezinfektuar “Flamurtari” duke nisur nga fusha e blertë, korridoret, dhomat e zhveshjes, të masazhit, tribunat, pankinat e futbollistëve dhe gjithçka tjetër.

Ndonëse kuqezinjtë nuk duken gati për rifillimin e kampionatit, masat kundër koronavirusit duket se po respektohen në përpikmëri. Administratori i klubit vlonjat Sinan Idrizi është shprehur se rifillimi i kampionatit duket i padrejtë pasi futbollistët nuk janë aspak gati për të rifilluar aktivitetin.

Pauza më tepër se 2 muaj ka ndikuar jo mirë në formën e lojtarëve, pasi shumica prej tyre thuhet se kanë shtuar edhe peshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco