Dortmund rikthim të vrullshëm, presion Bayernit kryesues

Dortmund rikthim të vrullshëm, presion Bayernit kryesues

17:57, 16/05/2020

Borussia Dortmund ka shkatërruar skuadrën e Schalke 04.

‘Verdhezinjt’ morrin nj fitore bindëse me rezultatin 4-0 duke arkëtuar 3 pikë të tjera në këtë rifillim të Bundesligas, pas pezullimit si pasojë e pandemisë së Covid19.

Goli i parë në këtë takim erdhi vetëm 28 minuta pas fillimi të ndeshjes, kur Erling Haaland shfrytëzoi asistimin e Thorgan Hazard dhe i dha avantazhin skuadrës së Lucien Favre.

Dortmund gjeti golin edhe një herë në pjesën e parë, një minutë para fundit të 45 minutëshit, me anë të Raphaël Guerreiro.

Skuadra e Favre linte përshtypjen se nuk kishte ndalur fare stërvitjet, kur në kundërsulmin e minutës së 49’, Thorgan Hazard shënoi për 3:0.

Rezultatin final e vendosi portugezi Guerreiro, i cili me golin e dytë personal në minutën e 63’, vendosi shifrat 4:0.

Dortmund tashmë shkon në 54 pikë duke u renditur në vendin e dytë pas Bayern Munchen me vetëm 1 pikë diferencë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco