Bundesliga nis duke 'thyer' rregullat anti-Covid: Mbush stadiumin plot me tifozë

Bundesliga nis duke 'thyer' rregullat anti-Covid: Mbush stadiumin plot me tifozë

14:56, 16/05/2020

Pas një ndalese të gjatë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, skuadrat e Bundesligës gjermane zbresin ditën e sotme në fushën e lojës

Mirëpo një komb sportdashës siç është ai gjerman, nuk do të ketë mundësinë t’i shohin ndeshjet nga stadiumi, për shkak ta masave të marra nga qeveria për parandalimin e Covid-19.

Megjithatë, për të ndierë prezencën e tyre, klubi i Borussia Moenchengladbach ka gjetur diçka gjeniale.

Stolat e stadiumit të tyre janë mbushur me portretet e tifozëve, ndërsa kështu lojtarët nuk do ndiejnë ftohtësinë e tribunave. Gladbach luan në transfertë sot në 18:30 kundër Frankfurt dhe do të duhet java e ardhshme që tifozët të “mësyjnë” me portretet e tyre stadiumin.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco