Martinez drejt Spanjës: Barcelona gjen marrëveshjen me Interin, 90 milionë euro plus...

Martinez drejt Spanjës: Barcelona gjen marrëveshjen me Interin, 90 milionë euro plus...

14:10, 16/05/2020

Duket se bisedimet mes Barcelonës dhe Interit për Lautaro Martinez kanë avancuar edhe më shumë.

Interi refuzoi ofertën e parë të katalanasve, por tek e dyta duket se nuk kanë rezistuar.

Fillimisht blaugranët ofruan 80 milionë euro plus kartonin e një lojtari, por zikaltëri nuk ishin të kënaqur me këtë ofertë.

Drejtuesit e klubit Lombard I vunë kushte katalanasve. Ata kërkonin 90 milionë euro plus kartnin e njërit ndërmjet Semedos ose Junior Firpo.

Sipas mediave drejtuesit e Barçës kanë rënë dakord me këto pretendime dhe me shumë gjasa në merkaton e ardhshme, sulmuesi argjentinas do të transferohet në katalunja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco